Rreth nesh

ASOCIACIONI PËR AFIRMIMIN E GRUAS (AAG) është organizatë joqeveritare e grave, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare, përmes të cilës ato do të mund t’i realizojnë liritë dhe të drejtat e veta personale dhe kolektive, si dhe interesat e tyre të përbashkëta shoqërore, kulturore, arsimore, sociale dhe të tjera.

AAG rezultoi si iniciativë e një  grupi të femrave për të siguruar një hapësirë  të pavarur dhe komfore për realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me fushën e gjerë të veprimtarisë femërore, duke synuar përmirësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në vend, si dhe rritjen e rolit dhe ndikimit të saj në jetën shoqërore.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas është themeluar më 24 Dhjetor 2011. Selia e AAG-së është në Shkup, ndërsa aktiviteti i saj do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Leave a Comment