Promovohet libri “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”

Lëvizja “Shqipëria e Re” promovoi të enjten librin “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”, botim i qendrës së Mendimit Pozitiv pranë kësaj lëvizjeje.

E premte, 01 Shkurt 2013

Lëvizja “Shqipëria e Re” promovoi të enjten librin “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”, botim i qendrës së Mendimit Pozitiv pranë kësaj lëvizjeje.

Promovimin e këtij libri e hapi drejtuesja e Qendrës së Mendimit Pozitiv, Mira Përlala, e cila tha se ky libër vjen si një vazhdim i studimit mbi Turqinë pas librit tjetër: “Turqia e Re e Erdoanit të Madh”.

Ndërkohë gazetari Çerçiz Loloçi, që është marrë posaçërisht me mbledhjen e materialeve për botimin e këtij libri, tha se “në këtë libër të dytë ne kemi përzgjedhur 77 raportime nga katër agjenci prestigjioze: BBC, SETimes, Voice of America (VOA) dhe Deutsche Welle (DW), që flasin për transformimet e thella që kanë ndodhur në këtë shtet të rëndësishëm”.

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj, tha se ky libër sjell një këndëvështrim të mediave më të rëndësishme mbi rritjen ekonomike dhe politike të Turqisë dhe rolin e saj në arenën botërore. Ai vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Libri ka në fokus Turqinë e sotme, që falë reformave të ndërmarra nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH) dhe liderit të tyre, kryeministrit Erdogan, vijon të shfaqet si një mrekulli ekonomike, vendi i dytë për ritmet e rritjes, anëtare e kahershme e NATO-s, partnere e ngushtë e SHBA-së dhe një nga kontribueset më të rëndësishme të paqes në botë.

Ndërsa në librin e parë “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” u sollën në shqip nga turqishtja të dhënat zyrtare të PDZH-së dhe të selisë së kryeministrisë, në këtë botim janë përzgjedhur disa nga artikujt dhe raportimet më të spikatura të agjencive perëndimore, mes të cilave BBC, SETimes, Voice of America (VOA) dhe Deutsche Welle (DW)./trtalbanian/

Leave a Comment