Ajgyl Sulejman merr titullin magjistër i shkencave juridike, duke mbrojtur temën “E drejta e gruas në ndërtimin e politikave të punës në Republikën e Maqedonisë”

 Më datë 28 dhjetor 2017, në Universitetin FON në Shkup, para komisionit të përbërë nga Prof. Dr. Nazmi Maliqi (Mentor), Prof. Dr. Temelko Risitevski (kryetar komisioni) dhe Doc. Dr. Sedef Xhafçe (anëtare komisionit) mbrojti me sukses punimim e magjistraturës me temë “E drejta e gruas në ndërtimin e politikave të punës në Republikën e Maqedonisë” Tema në fjalë përmbante pesë kapituj.

Në kapitullin e parë theksin i analizës ishte e vendosur mbi çështjet teorike të kësaj teze, gjegjësisht do të analizohen nocioni, klasifikimi dhe aktorët e politikave publike. E gjithë kjo duke kaluar nëpër filtrat e Konventës Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut, Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave si dhe duke u shfrytëzuar me Rekomandimet e Komitetit lidhur me mbrojtjen e të drejtës së grave në jetën publike dhe politike. Analiza e kornizës ligjore pozitive të R.M.-së do të bëhet pikërisht në kapitullin e dytë.

26241003_10208534425478516_576014836_nKjo analizë do të përfshin hulumtimin detajistik për të drejtën e gruas në krijimin e politikave publike nën prizmin e akteve juridike siç janë: Kushtetuta e R.M.-së, Kodin Penal, Ligji për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, Ligji për marëdhëniet e punës, Ligji për pagë minimale, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për partitë politike. Gjithashtu, përshkak natyershmërisë së problematikës, detyrimisht analizuam edhe Strategjinë Kombëtare të punësimit 2016 – 2020. Programin Kombëtarë për punë dinjitoze si dhe Rekomandimin e përgjithshëm të Komitetit lidhur me punësimin e grave CEDAW.

Në kapitullin e tretë, të hulumtimin janë bërë analiza statistikore për pregaditjen e gruas në aspekt edukativ, pjesëmarjen e gruas nëpër institucione publike, pjesëmarrjen e saj në politikë në përgjithësi, duke e i vënë theks pjesëmarjes së saj nëpër zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale në veçanti.

Duke e ditur rëndësinë e faktorëve që janë kyçë për përmirësimin e pozitës së gruas në krijimin e politikave publike, kapitull i katërti me rradhë, i cili për së afërmi analizon faktorët ekonomik dhe socio-kulturor. Kapitulli i pestë, dhe i fundit, do të paraqet një argumentim i të gjithë këtij punimi përfshinë hulumtimin empirik me çrast rezultatet e së njejtës u paraqiten gjatë mbrojtjes së tezës. Nevoja shkencore dhe akademike për përpilimin e këtij punimi shtrihet në faktin se Maqedonia është një vend qe ballafaqohet me kritika nga vendet ndërkombëtare dhe vendore për përmisimin e e pozitës së gruas në përgjithësi – tha mes të tjerash mr.Ajgyl Sulejman.

Vlen të përmendet se znj. Ajgyl Sulejman, aktualisht është kryetare e organizatës joqeveritare Asociacioni për Afirmimin e Gruas në të cilën vepron që nga themelimi i saj.

26135200_10208534411718172_1333685437_n

©Asociacioni për Afirmimin e Gruas

Leave a Comment