Në emisionin e mëngjesit në Radio Shkupi, musafire ishte kryetarja e AAG-së zonja Ajgyl Sulejman

Më 27 nëntor 2017, në emisionin e mëngjesit në Radio Shkupi, musafire ishte kryetarja e AAG-së zonja Ajgyl Sulejman.
ne radio shkupi
Temë e bisedës në këtë emision ishte aktiviteti i rradhës që do të realizon Asociacioni për Afirmimin e Gruas për shënimin e “25 nëntorit Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje” Është viti i gjashtë me rradhë që AAG shënon ketë datë ndërkombëtare me aktivitete të ndryshme siç janë konferenca, tribuna, grupe punuese, si dhe shpërndarje të materialeve vetëdijësuese në disa qytete të vendit tonë me qëllim sensibilizimit dhe eliminimit të kësaj dukurie negative.
Këtë vitë, AAG do të shënon këtë ditë ndërkombëtare duke organizuar Konferencë me moton “Stop dhunës kundër gruas”, që do të realizohet më datë 30 nëntor 2017 në bashkëpunim me Klubin e Sociologëve “Fehmi Agani” pranë USHT-së, në Katedrën e Sociologjisë, theksoi zonja Sulejman. Gjatë kësaj bisede në emisionin e mëngjesit në Radio Shkupi u shpalos puna dhe aktivitetet qe i realizon AAG si organizatë e grave në vendin tonë.
Zyra për marrëdhënie me publikun

Leave a Comment