PSE S’KA TË NDALUR DHUNA NDAJ GRUAS !? -Mr. Hankush Osmani

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas

25 nëntori

 24020165_1502380686506837_76220109_nA thua vallë është një qenie njerëzore e dobët, apo ndoshta zëri i saj nuk është i mjaftueshëm për ta ndalur dhe për ti thënë STOP dhunës!? Fatkeqësisht, dhunën po e përjeton aty ku duhet të ndihet më e sigurt, në familje. Dhunues i saj në të shumtën e rasteve është personi i cili normalisht duhet të jetë partneri i saj i jetës, mbrojtësi i saj, babai i fëmijëve të saj. Por çfarë të keqe solli gruaja? Ajo e cila u përpoq të sjell pasardhës në këtë jetë, ajo që kontribuon në mirëmbajtjen e familjes, ajo e cila respekton vazhdimisht mbrojtësin dhe familjen e tij, ajo që kujdeset për dukjen e tij, e kështu me radhë! Më vjen keq që po filloj ti rendis të gjitha, e di se nuk dot keni durim të më dëgjoni deri në fund, edhe pse kam shumë për të thënë. Përjetimi i dhunës nga partneri i ngushtë, jo që e dëmton vetëm gruan por edhe zhvillimin normal të fëmijëve në familje.

Gruaja nuk duhet të trajtohet si fushë në të cilën zhvillohet beteja, por ajo u krijua nga brinjët nën krah për ta mbrojtur dhe pranë zemrës për ta dashuruar.

Ky fenomen negativ është ende pjesë e jetës sonë dhe shoqërisë bashkëkohore, edhe pse ndryshimet tek shoqëritë nga koha e tradicionales në bashkëkohoren janë të shumta, por mentaliteti dhe qëndrimet ende mbetën në kohën antike, ku  e dimë mirë se gruan e kanë titulluar si qenie e dorës së dytë.

Lëvizjet feministe përpiqen për ta zbutur së paku këtë fenomen negativ, i cili në përmasa të mëdha ka përfshirë tërë globin shoqëror dhe nga viti në vit shënon rritje të madhe, konkretisht ndaj gjinisë femërore.

Sikur zëri i gruas të ngritët vazhdimisht, në njërën anë, si dhe institucionet shtetërore dhe OJQ-të të jenë më aktive në mbrojtjen e gruas nga ky fenomen në anën tjetër, dot ishte sensibilizuar dukshëm kjo dukuri negative. Andaj, zëri ynë i përbashkët të jetë pak më i fuqishëm në drejtim të asaj që ti themi Stop dhunës kundër gruas.

Aktivizimi jonë kundër dhunës mos të jetë vetëm në ditën kur shënohet kjo ditë ndërkombëtare, pasi që është me përmasa të mëdha dhe shënon rritje nga viti në vit. Edhe ky vit konsiderohet si pikë kritike e përpjekjeve globale për të parandaluar dhe për t’i thënë Stop dhunës kundër gruas.

Dhunë kundër gruas është çdo shkelje e personalitetit të saj, dinjitetit dhe integritetit të saj mendor dhe fizik apo e lirisë së lëvizjes së saj të lirë në shoqëri.

E dimë se shtylla e shoqërisë është familja, por shtylla e çdo familje është gruaja. T’ia japim asaj vendin që meriton në mesin tonë, duke e respektuar dinjitetin dhe personalitetin e saj, përmes çrrënjosjes së kësaj dukurie negative, e cila është prezente nëpër familjet tona.

Të luftosh dhe të kërkosh që dhuna, e cila është fenomen mjaftë shqetësues, të eliminohet, nuk është e lehtë padyshim, por ia dalim vetëm nëse të gjithë jemi të zëshëm dhe këmbëngulës, ngase mund të luftohet vetëm me forca të bashkuara.

 

Stop dhunës kundër gruas…

Leave a Comment