Asociacioni për Afirmimin e Gruas sot ishte pjesë e marshit paqësor për ajër të pastër në Shkup

Asociacioni për Afirmimin e Gruas sot(21.09.2017) ishte pjesë e marshit paqësor për ajër të pastër në Shkup i cili u organizua nga Koalicioni për ajër të pastër O2 dhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” së bashku me edhe 18 organizata qytetare, joqeveritare.

21913032_2102854346406834_1613484643_n

“Duam ajër të pastër”, “Nuk ka ajër të pastër, nuk ka paqe”, “çfarë bëjmë me ajrin e ndotur”, ishin disa nga sloganet të cilat i brohoritën qytetarët e tubuar përpara ndërtesës së qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

21935532_2102854929740109_2083163260_n

“Kemi kërkesa afatmesme, afatshkurtra dhe afatgjata. Ne gjithashtu presim masa konkrete që do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Nëse nuk fillojnë me të vërtetë të zbatojnë masat, ne do të dalim më shpesh në rrugë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjmë presion politik që seriozisht të na trajtojnë, sepse është vënë në pikëpyetje jo vetëm jeta e fëmijëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të cilët veçanërisht i ndiejnë vështirësitë në dimër, në periudhën e pranverës dhe të vjeshtës”, tha Zmijanac në deklaratën e tij për media. Ai shtoi gjithashtu se çdo i dyti fëmijë në qytetet e ndotura vuan nga astma.

21905609_2102854593073476_1332417470_n

Pasi mbaruan fjalimet nga organizatorët, protestuesit marshuan drejt rrugëve të qytetit dhe u shpërndan në mënyr paqësore.

 

Zyra për mardhënie me publikun.

Leave a Comment