Depresioni, çrregullim psiqik, ishte aktiviteti përmbylles i shënimit ditës së shëndetësisë organizuar nga AAG Kërçovë

Me datë 11.04.2017 në Kërçovë u realizua ligjeratë mbi temen Depresioni, çrregullim psiqik, tema u ligjëruar nga psikologe Yllza Emini.

17888383_110894322796539_462290022_n

Ligjeruesja ndër të tjera përmendi se depresioni është një çrregullim psiqik serioz, i shoqëruar me humbjen e aftësisë për t’u gëzuar, për të dashur dhe për t’u pikëlluar.
Depresioni ndikon në sjelljen tona, në mënyën se si mendojmë, e veprojmë. Kur një person është në depresion

  • ai nuk ha mjaftueshëm,
  • nuk flen rehat,
  • rri në mendime tërë kohën
  • dhe nuk paraqet interesim për rrethin e tij,
  • duke mos u kyqur në asnjë temë aktuale.

17910684_110894682796503_612444421_n

Sipas ekspertëve 20% e popullsisë kanë kaluar në depresion gjatë jetës së tyre. Gjatë ligjeratës i përmendi edhe disa shenja shumë të theksuara të depresionit:
– Ndjenja trishtimi;
– Pasiguri në vete, jeni i pashpresë (pesimist)
-Jeni nervoz tërë kohën;
– Të lodhur, të mërzitur, shumë herë edhe në faj;
– Humbje e interesit për ndonjë aktivitet;
– Nuk keni energji për asgjë;
-Lëvizni e flisni shumë ngadalë;
– Ndjeheni të shqetësuar;
-Nuk fleni rehat dhe zgjoheni shumë herët;
-Mungesë e oreksit, etj.

Kjo ligjeratë ishte edhe aktiviteti përmbylles i shënimit të ditës së shëndetësisë organizuar nga AAG.

Leave a Comment