Kërçovarja Lulzime Osmani E Para Me Doktoruar Në Grafikë

2-37-357x210Radhës së intelektualëve të rinj të shkolluar jashtë vendit, i shtohet edhe një emër i ri dhe shumë premtues për sferën e Artit.

Fjala është për mjeshtren e Grafikës nga Kërçova, Lulzime Osmani, e cila lindi në Manastir ndërsa u rrit dhe shkollua në Zajaz të Kërçovës, që më vonë të vazhdojë hapat e saja studimore, në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Artit Figurativ – dega e grafikës.

Lulzimes nuk i mjaftoi vetëm ky hap i ndërtimit të saj profesional në klasën e profesor Nafi Jasharit, dhe kështu ajo vazhdoi studimet master, në Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht në klasën e Prof, Basri Makollit, ku po ashtu ka vazhduar studimet e saja për degën e grafikës.

Lulzime Osmani, pas marrjes së titullit master, ajo ka ecur edhe më tej me studimet mbi grafikën, duke vazhduar kështu, studimet e doktoraturës, edhe atë në Universitetin Neë Bulgarian University, në Sofje të Bullgarisë.

Për mentor Lulzimja zgjedh profesorin e njohur bullgar Doc, Mihail Qamakov, në atelienë e të cilit edhe kryen studimet e doktoraturës me sukses.

Karriera e Lulzimes ka filluar që kur ajo kreu fakultetin e artit figurativ në UT, edhe atë duke marrë pjesë në disa ekspozita, si kolektive po ashtu edhe me ekspozita personale, në sferën e grafikës dhe pikturës, siç janë: * “Ura me tri Harqe”- 2011-Tetovë * “Dita e Pranverës”-2011-Tetovë * „ Me Art ne flasim“-2011-Kërçovë * “Multikultura”-2012-Tetovë * “Ura me tri Hrqe”- 2012-Prishtinë * “Artal”-Shoqata” Artal Citizens Association” 2012 -Tetovë * “ Dita e Pranverës”-Organizata “Alternativa Shqip”2012-Gostivar * “100 Vjetori i Pavarësisë”-2012-Shkup * “Refleksioni” -2013- Prishtinë * “çmimi i Nëntorit (Draudacum)” 2013 –Gostivar * “Java kulturore në Kërçovë” 2014- Kërçovë * “çmimi i Nëntorit (Draudacum)” 2014 –Gostivar * “Një ditë dhe një natë festive në Kërçovë” 2015 – Kërçovë * “Çmimi i nëntorit”, Gostivar, 2015, * “28 Nëntori”, Galeria e arteve, Tetovë, 2015, * “Shenja shqiptare” Grafika 2015, Galeria e Artë, Fier, etjera.

Përveç ekspozitave të lartëpërmendura, puna e saj po ashtu ka marrë edhe çmimet e merituara, siç janë: Gjatë vitit akademik 2011-2012 fitoi çmimin si studente e dalluar për rezultatet e arritura në Degën e Grafikës, dhe Grafika më e mirë, në ekspozitën “çmimi i nëntorit” në vitin 2015 në Gostivar.

Lulzime Osmani, pas ngritjes së saj në karrierë, profesionin e saj si mësimdhënëse në sferën e artit, tani e ushtron në vendin e saj, shkollën fillore Rexhë Rushit Zajazi në Zajaz, me pretendimet që, një ditë të arrijë të bëhet edhe pjesë e akademisë së arteve në Universitetin e Tetovës, ku edhe e ka vendin, si e vetmja e doktoruar në sferën e Grafikës.

Leave a Comment