Edhe këtë javë u realizua kursi “Bashkë me filloristët përgjatë vikendeve”

Kursi “Bashkë me filloristët përgjatë vikendeve” të cilin e realizon Asosiacioni për Afirmimin e Gruas mbahet çdo të shtunë në Qendrën e AAG-së në Shkup.

17351332_747824195379481_1942665264_n

Këtë javë u realizuan orë me katër grupet që janë pjesë e këtij kursi.

Fëmijët ndoqën orë nga lënda e mësim-besimit me temat: “Rregullat e ushqimit”, “Shkopi i Musait a.s.”, dhe “Pastërtia”.

Poashtu edhe në orën e leximit të Kuranit mësuan rregulla të reja dhe përforcuan leximin.

Në orën e kreativitetit fëmijët shfaqën aftësitë e tyre si dhe mësuan teknika të reja duke punuar me materiale të ndryshme punime si “Akuariumi” dhe “Stina e pranverës”.

17392178_747824192046148_953485704_n 17392781_747824212046146_1901330513_n 17409460_747824205379480_1135398591_n

 

Leave a Comment