Muslimanet të cilat u bënë simbole të vitit 2016

Edhe pse vitit 2016 duket të kishte qenë me shumë të rëna dhe të ngritura , më shumë lajme negative e të hidhura, kjo nuk ishte e gjitha qe e karaketerizonte. Muslimanet ishin qartë një nga temat kryesore të lajmeve. Por kjo nuk ishte gjitha kishte nga ato që na inspiriuan mjaftueshëm për të mirë edhe gjatë 2016. Dhe që na dhane shpresë se ky vitë i shkuar nuk ishte edhe aq keq.

Ibtihaj Muhamad

Deri më tani me siguri të gjithë e njihni Ibtihaj. Për ata të cilet nuk e njohin atë: ajo është më e njohur duke u bërë gruaja e parë Muslimane-Amerikane e cila ka veshur hijab gjatë garimit për Shetet e Bashkuara dhe ka fituar medaljen broz si pjesë e ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu femra e parë atlete Muslimane-Amerikane që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike.

ibtihaxh

Heraa Hashmie

Pse muslimanet nuk i denojnë sulmet terroriste të lidhura me Islamin? Kur iu bë kjo pyetje Heera Hashmi, nga një shokë klase, ajo ishte lodhur duke dhënë përgjigjen e njejtë. Kështu ajo vendosi të bëjë një Google spreadsheet  çdohere kur Muslimanet do të dënojnë sulmet terroriste. Rezulatati ishte një listë që arrin  në 5,684 incidente .Posti i saj qarkulloj shumë shpejt në interent. Lista është ri twituar 13.000 herë dhe ka më shumë se 26.000 pëlqime.

Heraa

Rayouf AlHumedhi

Viti i kaluar ishte vitë në të cilin emojit e tastiereve moren një hap përpara duke u bërë me racë përfshirëse dhe kjo nga fakti se deri në atë moment kishte pasur mundësi të përdorësh emojys me ngjyrë të bardhë/të zbehtë për të përfaqsuar veten. Dhe kjo i bëri përshtypje vajzes tinejxhere Rayouf AlHumedhi me prejardhje nga Arabia Saudike e cila jetonte në Gjermani dhe i dha asaj idenë për të krijuar shtimin Kaba si mundësi me shumë për të përfaqsuar hijabin në tastieren e emoji-ve. Ajo na tregoi se nuk ka lidhje mosha, dhe është shtytje për shumë vajza që duan të arrijnë atë që synojnë se munden ta bëjnë atë me vendosshmëri dhe besim për gjithë ata që vlersojnë diversitetin e bukurive në mënyrat e ndryshme të veshjeve.

Razouf

Dean Obeidallah

Nuk ka pasur asnjëherë një cikël i zgjedhjeve që është fokusuar më shumë tek muslimanët se sa në zgjedhjet e 2016. Roli i Linda Sarsour ka qenë më shumë se kurrë i rëndësishëm. Së bashku me Dean Obeidallah ato kanë drejtuar “Kampanja për Vota ime Muslimane”, një kampanjë e cila ka bërë ndryshimin mes votimit dhe të bërit që vota e tyre të numërohet.

1

Zymal Umar

Njihuni me 9 vjeçaren Zymal Umar, themeluese e projektit social i quajtur Cantat Zee, një projekt i cili ka për qëllim të ndihmon fëmijët e nënprivilegjuar dhe mjedisin. Zymal ka bërë dhe ka shitur qindra çanta në përpjekjen e saj për të ruajtur mjedisin dhe ka përdorur profitin të blej gjëra të nevojshme për fëmijët e Fshatit SOS, një organizatë e pavarur joqeveritare internacionale e cila ka punuar për të njohur nevojat dhe për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e fëmijëve.

Zymal

Ilhan Omar

Ilhan Omar, një nga dritat Muslimane të Amerikës, ka bërë histori duke u bërë Muslimanja e parë grua me prejardhje nga Afrika Lindore që do të zgjidhej si Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara. Ajo ka studiuar shkencat politike dhe studime ndërkombëtare.

2

Fadumo Dayib

Dayib është lindur në Kenya, edhe është vazja e prindërve Somalez. 11 vëllezërit dhe motrat kanë vdekur nga një sëmundje dhe ajo është e vetmja që ka mbijetuar. Ajo si 18 vjeçare arriti si një azil kërkuese e varfër dhe pak e  edukuar. Tani ajo është një eksperte në shëndetin publik dhe një aktiviste e cila ka fituar mirënjoheje të shumta. Në Finland, Dayib ka studiuar për infermiere e kujdesit intenziv, ka trajnuar specialistët e shëndetit për Kombet e bashkuara dhe ka bërë doktoraturë.

3

Warsan Shire

Është një qytetare e Londrës me prejardhje nga Somalia shkrimtare, poete, editore dhe mësuese. Ajo u bë Poetja e parë e re Laureat për Londrën në moshën 25 vjeçare. Fjalimi e saj qe bëri bujë dhe la shumë përshtypje në një nga poemat e sajë për krizën e refugjatëve ishte. “Askush nuk e lëshon shtëpinë e tij përveç nësë shtëpia e tijë është goja e peshkaqenit”.Kjo fjali i përmbledh aq mirë atë që ndodh për momentin në vendet në luftë.

4

Zyra për media dhe mardhënie me publikun.

Leave a Comment