AAG mbajti Konferencën e Parë Ballkanike

 

Asociacioni për Afirmimin e Gruas me datë 14-15.08.2016 mbajti Konferencën e Parë Ballkanike me temë “Pozita, sfidat dhe perspektiva e gruas në Ballkan”. Konferenca u mbajt në hotel “Bushi Resort & Spa’”, në Shkup.

img_5074

Konferencën e hapi kryetarja e AAG-së, Ajgyl Sulejman, e cila përshëndeti panelistët dhe pjesëmarrësit. Fjalë rasti patën edhe mysafiret: Rashida Nefzi, përfaqësuese e Federatës së Organizatave Islame në Europë, Mirela Hiros nga Forumi Europian i Grave Myslimane dhe Melek Çakërollu nga organizata “KADEM” nga Turqia.

Prof. Rashida Nefzi - FIOE

Prof. Rashida Nefzi – FIOE

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të organizatave ndërkombëtare dhe vendase e të shoqërisë civile. Konferenca u realizua me katër sesione, ku në secilin prej tyre nga tre ligjërues trajtuan temën nga këndëvështrime të ndryshme.

Melek Çakërollu - KADEM

Melek Çakërollu – KADEM

Mirela Hiros - Forumi Europian i Grave Myslimane (EFOMW)

Mirela Hiros – Forumi Europian i Grave Myslimane (EFOMW)

 

Ligjëruesit e kësaj konference ishin: Prof. dr. Ali Pajaziti, Mr. Ferid Piku, Dr. Bashkim Aliu, Mr. Failla Pashiç Bishiç, Prof. dr. Sefer Tahiri, Prof. dr. Agron Kurtishi, Mr. Esra Gyltekin, Doc. dr. Drita Mamuti Fazlija, Prof. dr. Afrim Osmani, Dr. Anjeza Xhaferaj, Prof. Ana Stamou, Labinotë Demi Murtezi. Secili nga ligjëruesit trajtuan tema të ndryshme që kishin të bëjnë me pozitën,sfidat dhe perspektivën e gruas në Ballkan nga e cila dolën këto rekomandime.

img_5081

img_5269

img_5386

 

img_5446

 

  • Efekti negativ i traditës në avansimin e pozitës së gruas në shoqëri
  • Një ndër arsyet kryesore kontribuese në marigjinalizmin e femrave në jetën publike është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femra në listat e tyre si dhe të bëjnë përzgjedhjen kadrovike për udhëheqjen me institucionet me relevante në shoqëri. (te hiqen kuatat)
  • Shoqatat e ndryshme për avansimin e femrave në mbarë shtetet Ballkanike luajnë rol shumë të rëndësishëm për ngritjen e pozicionit të femrës, por fatkeqsisht këto organizata, shoqata, asociacione nuk kanë përkrahjen institucionale dhe ekonomike që të ketë mundësi që më shumë të punojnë në realizimin e objektivave të tyre. Fatkeqësisht ata janë më shumë të dënuar që përmes donacioneve të zhvillojnë aktivitete.
  • Mediat paraqesin fuqinë botërore dhe luajnë rol të madhë formimin e opinionit publik në përgjithësi, andaj eshte me se e nevojshme vendosja e standardeve redaktuese.
  • Shtetet duhet të krijojnë mekanizma konkret për të luftuar bigamin apo poligamin ilegale, meqe normat nacionale nuk parashohin ndonjë procedurë për vërtetimin e këtyre fenomenëve e veçanarisht pasi që tani më legjislacioni ka bërë barazimin e gruas ligjore me atë jashtmartesore, barazimn e fëmijëve të lindur në martesë dhe atyre në bashkësi jashmartesore, ka barazuar të drejtat e tyre për trashigimi dhe në Kodin penal ka paraparë që bigamija është vepër penale, por nuk ka paraparë procedurë konkrete për të dënuar atë.
  • Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe profesionale brenda OJQ-ve.
  • Vetndërgjegjësimi në mosha të reja përmes trajnimeve nga specializant të fushave të ndryshme.
  • Pozicioni inferior ekonomik i gruas.

14697358_1230640616993021_2101457898_o

 

 

Leave a Comment