Vazhdon aktiviteti i pestë në fushatën “Vlerësoje jetën, kujdesu për shëndetin” .

E Enjte 07.04.2016

Asociacioni për Afirmimin e Gruas në Shkup realizoi me sukses Tribunen me temë  “Diabeti, shkaqet dhe parandalimi i tij”  e ligjeruar nga Dr. Rabije Mustafa.

12952831_584118231750079_1970383340_o

 

Në temën e lartëpërmendur mjekja theksoi se diabeti është sëmundje që është përhapur me ritme masive në dekadën e fundit, sidomos te moshat e reja. Theksoi edhe disa faktore që ndikojn në paraqitjen e kësaj sëmundje, kjo sëmundje kërkon disiplin nga ana e pacientit duke e mbajtur në kontrollë, për këtë është e rëndësishme të kujtojmë se, kurimi për diabetin duhet të jetë i vazhdueshëm dhe nuk duhet të ndërpritet, vetëm me këshill të mjekut.

12970472_584118285083407_1340678103_o

Pas ligjeratës pasuan edhe pytjet nga të pranishmet dhe iu dhurua fletushka e cila është përgatitur enkas për këtë fushatë, është viti i katërt që Asociacioni për Afirmimin e Gruas ndërmer këtë fushatë.

shkup

Fushata “Vlerësoje jetën, kujdesu për shëndetin” filloi me datën  4 Prill dhe do të zgjas deri me  8 Prill 2016, për rrjedhën e fushatës mund të na ndjekni edhe në fan page https://www.facebook.com/aagorgmk/.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas

Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun

Leave a Comment