Kontributi i grave në civilizimin klasik Islam: shkencë, mjekësi dhe politikë (I)

E enjte, 24 Dhjetor 2015

Me anë të hulumtimeve për  kontributin e gruas Myslimane në fusha të ndryshme të civilizimit klasik Islam, si në transmetim të haditheve, jurisprudencë (fik), letërsi e edukim, deri tani, disa burime përmendin rolin e gruas që ka pasur në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe mjekësisë në traditën Islame.

Autor: Salim Al-Hassani

Një  numër i konsiderueshëm i punimeve tregojnë rolin e grave Myslimane  në jurisprudencë (Fikh) dhe letërsi, ka 11edhe studime për kontributin e tyre në edukim dhe mjekësi e disa të tjera përmendin rolin e grave Myslimane në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Në disa referenca të izoluara ka të dhëna për disa gra të famshme të cilat kanë pasur rol në avancimin e shkencës dhe themelimin e instituteve bamirëse, edukative dhe religjioze. Shembull të tillë kemi Zubejdën e cila ka udhëheq projektin më të madh të gërmimit të puseve dhe ndërtimit të stacioneve të shërbimeve në rrugën e gjatë të pelegrinazhit nga Bagdadi deri në Mekë. Sutajta ishte matematiciente dhe një dëshmitare e shkathtë në gjykata. Dajfa Hatun ka shkëlqyer në menaxhim dhe aftësi politike. Fatima Al-Fehri financoi xhamin Karawijin dhe universitetin në Fes. Al-‘Ijliya, shkencëtarja që ishte eksperte për zgjidhjen e problemeve të komplikuara matematikore, çka ndihmoi të projektohen astrolabe, pastaj sundimataret dhe mbretëreshat Sitt al – Mulk, Shaxharat al-Durr, Razija e Delhis, dhe Amina e Zarias. Duke parë se në shoqëri po rritet rëndësia e temës së gjinisë dhe gruas, ky raport prezanton atë që aktualisht njihet për disa nga gratë e famshme Myslimane, duke shpresuar nisjen e debatit dhe procesin e zbulimit të diçkaje që meriton vëmendje më të madhe.

Profesor Salim  Al –Hassani

Hyrja

Me anë të hulumtimeve për  kontributin e gruas Myslimane në fusha të ndryshme të civilizimit klasik Islam, si në transmetim të haditheve, jurisprudencë (fik), letërsi e edukim, deri tani, disa burime përmendin rolin e gruas që ka pasur në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe mjekësisë në traditën Islame.

Janë të  dokumentuara informata të izoluara e të shpërndara për gratë e famshme të cilat kanë pasur rol në avancimin e shkencës dhe të cilat kanë themeluar  institute të bamirësisë, edukimit e fesë. Disa nga shembujt janë Zubajda bint Xha’far al-Mansur e cila ka udhëhequr projektin më të madh për gërmimin e puseve dhe ndërtimin e shërbimeve stacionare në rrugën e pelegrinazhit nga Bagdadi gjerë në Mekë, Sutajta një matematiciente dhe eksperte në dëshmi dhe gjykata, Dajfa Khatun e cila shkëlqeu në menaxhment dhe aftësi politike, Fatima al-Fahri e cila financoi ndërtimin e  xhamis Qarawiyin në Fes të Marokos, e që më pas u bë universiteti i parë i botës, dhe inxhinierja Al-‘Ijlia e cila projektonte astrolabe në Aleppo.

Duke u bazuar në këto informata të mjaftueshme për gra të tilla, dhe bazuar  në rritjen  e rëndësisë së temës së gjinisë dhe grave në shoqëri, me këtë raport jemi munduar të prezantojmë jetën dhe punën e tyre.

Qëllimi ynë është i dyfishtë: të prezantojmë informatat që i kemi dhe të iniciojmë procesin e hulumtimit në mënyrë që të nxjerrim në pah rëndësinë e kontributit të qindra grave nëpër fusha të ndryshme dhe nëpër periudha të ndryshme të Historisë Islame.

  1. Gruaja në historiografi: Problemi mbi metodologjinë

Mbi 1000 vite, shumë gra kanë lënë gjurmë në shoqëritë e tyre, në ndryshimin e rrjedhës së historisë nëpër kohë dhe ndikimin e vogël por të rëndësishëm të jetës tek të tjerët. Që prej kohëve antike, gruaja ka shkëlqyer në fushën e poezisë, letërsisë, mjekësisë, filozofisë e matematikës. Një shembull i famshëm është Hypatia (e. s 370-415), filozofe, matematiciente, astronome, dhe mësuese e cila ka jetuar ne Aleksandri, në Egjiptin Helen, dhe ka marre pjesë ne edukimin e shoqërisë se këtij qyteti.[1]

Është interesante të shikojmë vëmendjen e Islamit ndaj Kleopatrës së Egjiptit (para e.s. 69)

Burimet arabe e paraqesin si një mbretëreshë të fortë e cila ka pas rol mbrojtës për Egjiptin. Këto burime fokusohen në talentet e saja por nuk kemi të dhëna rreth zakoneve, moralit, e të atraktivitetit të saj. Në vend të tyre kemi fokusimin në mësimet  dhe talentet e saja. Ky imazh arab ndaj Kleopatrës është në një kontrast të drejtpërdrejtë me atë që kemi mësuar nga burimet Greko-Romane që e prezantojnë atë si një hedoniste dhe një grua joshëse.[2]

Që prej viteve të hershme të Islamit, gruaja kishte  pjesëmarrje në vendimmarrje. Ato në thelb kanë kontribuar në rëndësinë e civilizimit Islam. Për shembull, Aisha bint Ebu Bekr, gruaja e pejgamberit Muhammed a.s, ka pas aftësi të veçanta në administrim. Ajo ishte dijetare në hadith, jurispundencë, një edukatore, dhe oratore[3]

Ekzistojnë edhe ca referenca që merren me çështjen e gruas Myslimane e cila ka shkëlqyer në arenën e mjekësisë, letërsisë, dhe jurispundencës.  Për shembull , në një rol më të ri dhe jo të zakontë, Sabiha Gokçen (1913-2001) ka qenë pilotja e parë luftarake në botë. Ajo ka qenë  trajnuesja kryesore në institucionin e  Aviacionit Turk [4]

Në anën tjetër , gjejmë të dhëna për gruan Myslimane dhe të mirat që ajo  i solli librave klasike të historisë. Do mund të lindte një dritë e re, nga studimet e dorëshkrimeve ende të pabotuara. Në arkiva ka rreth 5 milion dorëshkrime gjithandej nëpër botë. Vetëm rreth 50.000 janë botuar dhe shumica nga këto,

nuk kanë të bëjnë me shkencë.[5]

Këto çështje tregojnë rëndësinë e shfaqjes së gënjeshtrës së pranishme në studime kërkimore rreth temës.

  1. Studimet e fundit

Sidoqoftë, kjo tendencë tradicionale është duke ndryshuar në studimet e fundit. Disa nga punimet e fundit  bëjnë përpjekje, riparojnë rolin e gruas në Historinë Islame. Dy shembuj nga punime të këtilla janë të poshtëshënuara.

 

3.1 Projekti i shkencëtareve të hadithit

Për disa vite, Dr. Mohammed Akram Nadwi ka përcjellë termin e gjatë dhe projektet e mëdha të mijëra  biografive të  grave ende të pa dala në pah, te cilat kanë marrë pjesë në traditën e hadithit gjatë historisë Islame. Në Al-Muhaddithat: Dijetaret në Islam [6]

Dr. Nadwi ka përmbledhur 40 volumet e tij të fjalorit biografik (në Arabisht), të gruas Myslimane e cila ka studiuar dhe ka dhënë mësim hadithin. Sa që edhe në këtë shkrim të shkurtër, ka demonstruar rolin qendror të gruas se si ka ruajtur mësimet e profetit, të cilat mbesin udhëzime për të kuptuarit e Kur’anit si rregull dhe normë për jetën. Duke përfshirë kufizimet në një veshje dhe sjellje modeste, gruaja morri pjesë në mënyrë rutinore  dhe dha mësime në xhamitë dhe shkollat kryesore, ka udhëtuar intensivisht për ” diturinë”,  ka transmetuar dhe kritikuar hadithet, ka nxjerrë fetfa, e kështu me radhë.  Disa nga dijetarët më të njohur  janë varë prej tyre, dhe kanë vlerësuar diturinë e mësueseve të tyre. Dijetaret kanë gëzuar autoritet të konsiderueshëm në shoqërinë publike, jo si një përjashtim por si një normë.

Masa e madhe e informacioneve të shqyrtuara në Al- Muhaddithat është esenciale për të kuptuar rolin e gruas në shoqërinë Islame, arritjet e tyre të kaluara dhe potencialin për të ardhmen. Deri tani kanë qenë të përhapura aq sa  ishin të “fshehura”. Të dhënat në fjalorin e Dr. Nadwi bukur lehtësojnë studimin e mëtutjeshëm, kontekstualizimin dhe analizat.[7]

(Përktheu: Aishe U.Gashi)

VAZHDON…

Shiko Michael A. B. Deakin, “Hypatia and Her Mathematics”, The American Mathematical Monthly, March 1994, vol. 101, No. 3, pp. 234-243; L. Cameron, “Isidore of Miletus and Hypatia of Alexandria: On the Editing of Mathematical Texts”, Greek, Roman and Byzantine Studies vol. 31 (1990), pp. 103-127; i. Mueller, “Hypatia (370?-415)”, in L. S. Grinstein and P. J. Campbell (eds.), Women of Mathematics (Westport, Conn., 1987), pp. 74-79; Bryan J. Whitfield,The Beauty of Reasoning: A Reexamination of Hypatia of Alexandra; O’Connor, John J. & Robertson, Edmund F., “Hypatia of Alexandria”, from MacTutor History of Mathematics Archive; Hypatia of Alexandria: A Woman before her time, The Woman Astronomer, 11 Nëntor 2007 (accessed 12.05.2008); “Hypatia of Alexandria” (from Wikipedia, the free encyclopedia) Resources on Hypatia (booklist and classroom activities).[1]

[2]Okasha El-Daly: Mileniumi i humbur. Egjipti Antik në Shkrimet e Mesjetës Arabe. Londër: UCL Press, 2005.

[3]Shiko biografinë e Aisha bint Ebi Bekr (Universitey of Southern California: USC-MSA Compendium of Muslim Texts); Montgomery Watt,” A’sha Bint Abi Bakr”, Enciklopedia e Islamit, (6- 9 shekujt)” në Enciklopedinë e Gruas & Kulturave Islame, Botues i përgjithshëm: Suad Gjozef, vëll. 6. Leiden-Boston: E. J. Brill, vëll. 6, 2003.

[4]Sabiha Gokcen, Ataturk’le Bir Omur(Një jetë me Ataturkun), istanbul: Altin Kitaplar, 2000. Shiko gjithashtu Sabiha Gokcen (1913-2001), Pioneer Aviatrix.

[5]Komunikime private me Kassim Al –Samarrai, Profesor në Palaeography, Leiden, Holland.

[6]Oxford: interface Publications, 2007, (Hardcover and paperback).

[7]Historia e fshehtë. Një artikull

i punuar pas një interviste me autorin e Oksfordit, publikuar në London Times, 14 Prill 2007.

Leave a Comment