Paradoksi i Shqipes me shami!

E hënë, 30 Mars 2015

Ideja se a jemi shqiptarë a muslimanë/të krishterë është bërë më si një çamçakëz që i ka dalë sheqeri! E ne akoma vazhdojmë ta përtypim, pa qenë të vetëdijshëm për shijen neveritëse që ka, dhe për faktin që, çamçakëzat e lirë kur të përtypen shumë nisin e copëtohen dhe ta mbushin gojën me mbetje! E tillë është edhe kjo ide! Sheqeri më i ka dalur dhe shumë shpejt edhe do të nisë të copëtohet e t’ua zërë gojën atyre që e përtypin pa ndalur!

Sa mendoj të vazhdoj të shkruaj, s’mund t’i rezistoj idesë sa sa e kotë është të merremi akoma me çështje të këtilla. Por, ja që vazhdojmë ta flasime 2014 (24)mta përflasim të njejtën gjë, pa u mbushur mend!  Si populli më i vjetër (rrjedhimish, edhe më i pjekur!) i Ballkanit e nga më të vjetrit e botës, është dashur të jemi rritur më, ta kemi kaluar fazën kritike të adoleshencës e krizës së identitetit dhe të kemi krijuar ide të qartë për atë se kush, çfarë e si jemi. Si raca më e lartë e më inteligjente – që na pëlqen ta besojmë, me polemikat e këtilla e dilemat a jemi shqiptarë a muslimanë/të krishterë – e dëshmojmë të kundërtën.  Në fakt, unë besoj se veçmë e kemi bërë këtë! E dimë që gjakun e kemi një, e besimet më shumë. E kemi të qartë dhe e lëvdojmë këtë fakt. E sa për ato pak koka që nuk mund ta kuptojnë këtë, nuk kanë pse shqetësohen për mënyrën se si e kush na përfaqëson, se, duke pasur parasysh kriteret e mësipërme, ato nuk i përkasin racës sonë fisnike.

Por, disa hapa më thellë, del që problemi në fakt nuk është religjioni, por Islami, në mënyrë specifike. Dhe kjo është, jo tragji-komike, por horroro-komike! Absurde dhe përtej çdo logjike të shëndoshë! Përtej çdo ideali njerëzor e qytetërimor. Si ndryshe mund të emërohet çartja që bëhet pse një popull me shumicë muslimane prej rreth 80% përfaqësohet nga muslimanë praktikantë, nga njerëz që, si çdo qytetar i çdo vendi të lirë në botë, luten, festojnë, flasin e veprojnë përputhshëm me besimin e tyre. Kjo çudi ndodh vetëm te ne! (Mashallah J )Ky është horrori. Komiken ne se ndiejmë, sepse komike mund t’i duket vetëm dikujt që bën sehir nga jashtë, jo neve!

Pastaj, është edhe elementi i hipokrizisë (ose injorancës?!). Dhe, qoftë kjo e dyta! – se është më lehtë e shërueshme! Mu ata që u dhembin sytë kur shohin djemtë e kombëtares ta falënderojnë Zotin për fitoren TONË me MERITËN e tyre – në  mënyrën e tyre, janë ata që shndërrohen në megafonë duke na ligjëruar për idetë e ndriçuara, përparimtare të “botës së qyterëruar” pëndimore.  Në një gjendje të këtillë, i bie që këta, ose nuk marrin vesh gjë nga idealet që proklamojnë, ose i duan të gjymtuara, të selektuara sipas qejfeve të tyre. Prej shtyllave kryesore mbi të cilat janë ndërtuar vendet e shoqëritë që aq shumë i lakmojnë janë respekti për individin, për të ndryshmin, liria e të jetuarit sipas bindjeve personale DHE vlerësimi i – dhe dashuria për veten – si komb, si shoqëri! Për dallim, ne duan të na shndërrojnë në popull vetëurryes! Ta fshehim, ta ngulfasim një pjesë të tërë të identitetit tonë, të vetes!

Më kujtohet si para disa muajve, pas pyetjeve për sa gjatë e mbaj shaminë dhe se si nuk më dhimbset vetja, një vajzë e re, të mbulohem, një zonjë më pati pyetur kur do ta ndërroj emrin! Për atë, një vajzë nuk mund ta mbante edhe shaminë, edhe emrin Shqipe. Ja, deri këtu kanë mbërri!

Por, tani e gjej komiken për ne në gjithë këtë! Komike janë përpjekjen e tyre injorante e të dobëta. Ne jemi shumë më të fortë, më të ndriçuar e më fisnik për të të rënë në gracka të tilla të lira. Me këto cilësi u kemi mbijetuar shekujve, me këto edhe do të bëhemi arkitektë të ardhmërisë sonë!

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.aag-m.org

Leave a Comment